;
 

Juventus Football Club (latinisht iuventus që do të thot rini në shqip, IPA: [ju.ˈvɛn.tus]); (shqiptohet: ju ven tus) gjithashtu njohur edhe si Juventus Turin (ose Juventus Torino), Juventus F.C., Juventus, ose thjesht Juve, është një klub futbollistik italian me seli në Torino.

Klubi momentalisht zhvillon ndeshjet në Seri A liga e parë e Italisë. Juventusi është skuadra më e suksesëshme në historinë e futbollit italian,me 11 tituj ndërkombëtarë është ekipi i tretë më i suksesëshm në Evropë. Juventusi ka fituar zyrtarisht 51 trofe, më shumë se cili do klub tjetër italian, 40 në Itali që është gjithashtu një rekord dhe 11 në Evropë dhe botë që është rekordi i dytë më i mirë i cilit do klub italian dhe klubi i katërt më i mirë në botë.

Historia

Klubi u themelua më 1 nëntor të vitit 1897 nga një grup të rinjsh mes moshës 14 dhe 17 vjeçare nga Massimo D'AzeglioLyceumTorino me emrin Società Polisportiva Augusta Taurinorum. Pas një kohe të shkurtër ekipi ndërroi emrin në Juventus F.C., ekzistojnë shumë pakë dokumente mbi lindjen e klubit, nga këto dokumente të njohura janë dokumentet e shkruara nga Enrico Canfari në vitin 1914, presidenti i parë i Juventusit.

Në vitin 1985, Juventusi u bë klubi i parë Evropian i cili i fitoi që të tre titujt :Kupën Evropiane UEFA Liga e Kampionëve Evropan), kupën UEFA Cup Winners dhe UEFA Kupa. Këtë sukses e kan arritur më vonë dhe vetëm dy ekipe tjera pas vitit 1985 që janë Ajax Amsterdam në vitin 1992 dhe Bayern Munich në vitin 1996.

Epoka e Marçelo Lipit

Marcello Lippi mori nën udhëheqje klubin në vitin 1994. Gjat sezonit të tijë të parë Juventusi fitoi kampionatin e parë në Seria A pas mesit të viteve të 80-ta. Gjat kësaj kohe ekipi interesohej pë lojtarët si Ciro Ferrara, Roberto Baggio, Gianluca Vialli dhe të riun Alessandro Del Piero, icili më vonë do të bëhet element kyç në këtë ekip.


 Seria A skandali i vitit 2006

Fabio Capello mori përsipër klubin që nga viti 2004 dhe i udhëhoqi në dy tituj në Seria A, por gjat muajit maj të vitit 2006 juventusi ishte nj nga katër klubet sëbashku me A.C. Milan, ACF Fiorentina, dhe S.S. Lazio ishin të involvuar në një skandal të manipulimit të lojërave. Si epiqendër e skandalit ishte menaxheri gjeneral i Juventusit Luciano Moggi i cili me figura tjera të njohura të federatës së futbollit italian u akuzuan për "ndreçje" të lojërave dhe akte ilgale sportive. Për shkak të kësaj Juventusi nga pozita e parë (sipas pikëve të arritura) u rradhit në pozitën e 20 dhe kaloi në Seria B.










 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free